GJKKO lë në burg Veliajn, ‘detyrim paraqitje’ për Ajola Xoxën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.02.2025, 22:11

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pas një seance maratonë gjyqësore. Ndërkohë, për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, masa e sigurisë është lehtësuar nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje", duke i ndaluar gjithashtu daljen jashtë shtetit.

Seanca gjyqësore nisi sot në orën 08:30, por u ndërpre për disa orë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t'u njohur me 66 fashikujt e dosjes. Ajo rifilloi rreth orës 13:30 dhe përfundoi në orën 22:00, kur gjykata shpalli vendimin.

Gjatë seancës, Erion Veliaj i mohoi akuzat dhe kërkoi një masë më të lehtë sigurie, duke ofruar garanci pasurore.

Ndërkohë, prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani, paraqitën provat dhe faktet mbi dyshimet se Veliaj dhe Xoxa kanë krijuar një skemë pastrimi parash përmes dokumenteve të firmosura nga kryebashkiaku.

Sa i përket 5 biznesmenëve të akuzuar për veprën penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", janë caktuar masat e mëposhtme:

"Arrest me burg" për Elman Abule

"Detyrim paraqitje" për Gentian Sula

"Detyrim paraqitje" për Meriman Kalushi

"Detyrim paraqitje" për Fatmir Bekteshi

"Detyrim paraqitje" për Shkëlqim Fusha

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit