Një shumë e madhe parash është vjedhur në një banesë te lagjja "Ura Dervishbeg", në Shkodër.
Grabitja ndodhi gjatë kohës që pronarët, burrë e grua, nuk ishin në banesë. Mësohet se janë vjedhur mbi 100 mijë euro, që i mbanin në dollapin e dhomës së gjumit.
Bëhet me dije se autori i maskuar, iu afrua banesës me biçikletë, hapi derën me çelës, hyri brenda i qetë dhe mori shumën e parave.
Dyshohet se autori është njeri i familjes, pasi kishte çelës dhe kishte informacion të detajuar për vendndodhjen e parave.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.