Nuk do ta kishim imagjinuar kurrë që një figurë kaq e ndritur si Erion Veliaj do të përballej një ditë me një gjykatë, dhe për më tepër që avokatët e tij të guximshëm do të kërkonin që ai të lirohej me garanci pasurore, ashtu siç ndodhi mbrëmjen e sotme gjatë seancës maratonë në GJKKO!
Ndërkohë po ashtu avokatët mbrojtës kanë kërkuar masën 'detyrim paraqitje' për Ajola Xoxen, e cila 'avulloi' 860 mijë euro për 4 vjet me blerje online për veshje e bizhuteri.
Tani lind pyetja: A janë këto pasuri produkt i punës së palodhur, parave të vjedhura nga xhepat e qytetarëve të Tiranës, kursimet e mamasë, kursimet e e hedhura te 'derrkuci i vogël' apo ndonjë dhuratë e beftë nga miqtë bujarë të oligarkisë?
Lali Eri shpreson të hetohet i lirë që të rikthehet në detyrën e tij si kryebashkiak, një pozicion që i ka dhuruar Tiranës kaq shumë ndërtime, kaq shumë beton, kaq shumë kulla të hijshme që vështrojnë me krenari nga lart qytetarët e lumtur e të magjepsur të kryeqytetit.
A mund ta imagjinoni dot një Tiranë pa Lali Erin? Ku do të gjenim mëngjese me fidanë të mbjellë për kamerat dhe pasdite me pemë të shkulura për interesat e ndërtuesve?!