Gjykata e Apelit të Firenzes dënon me 30 vite burg Elona Kaleshën, e cila është shpallur fajtore për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, Teuta Pasho dhe Shpëtim Pasho.
Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2015, ku Kalesha fshehu trupat copëtuar të viktimave në katër valixhe dhe i la në një zonë të autostradës.
Viktimat u gjetën pas pesë vjetësh, më 2020, në autostradën Firenze-Pisa-Livorno. Trupat ishin të copëtuar dhe të futur brenda valixheve.
Pas shumë hetimeve të policisë italiane rezultoj se vrasësja ishte nusja e tyre, Elona Kalesha.