Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe kanë rënë dakord për një takim në të ardhmen, njoftoi Kremlini.
Sipas zëdhënësit Dmitry Peskov, Putin i ka bërë ftesë Trumpit për të vizituar Moskën dhe ka shprehur gatishmërinë për të pritur zyrtarë amerikanë për çështje me interes të përbashkët, përfshirë zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Gjatë bisedës, dy liderët diskutuan gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet bilaterale dhe një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë.
Kremlini theksoi se ata kanë rënë dakord të vazhdojnë kontaktet personale, përfshirë organizimin e një takimi ballë për ballë.
Trump ka deklaruar më parë se synon t’i japë fund luftës dhe është i gatshëm të takohet me Putinin për këtë çështje, por ende nuk ka një datë apo vend të caktuar për samitin.