Militantët e PS “bllokojnë“ Bulevardin e Ri duke parkuar makinat, asnjë polic nuk i gjobit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.02.2025, 19:33

Ndërsa dhjetëra mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj janë mbledhur sot para GJKKO-së në pritje të vendimit të gjykatës, një situatë e pazakontë është krijuar në Bulevardin e Ri. Sipas denoncimeve nga qytetarët, militantët e PS kanë parkuar makinat e tyre në të dyja anët e bulevardit, duke vështirësuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve.

Ajo që ka ngjallur më shumë zemërim është fakti se, ndonëse parkimi në atë zonë është i ndaluar, asnjë prej këtyre makinave nuk është gjobitur nga Policia Rrugore. Madje, një automjet i Policisë Bashkiake është parë duke qëndruar aty, por në vend që të vepronte, duket se ishte aty për të “ruajtur” shkelësit e rregullave.

Qytetarët kanë ngritur shqetësimin për këtë trajtim të diferencuar, duke vënë në dukje se një qytetar i zakonshëm do të gjobitej menjëherë po të parkonte në të njëjtin vend. “Nëse një qytetar i thjeshtë parkon aty, gjoba vjen direkt, por për militantët kjo nuk ndodh,” u shpreh një qytetare për JOQ Albania.

Kjo ngjarje ka rikthyer debatin mbi përdorimin e institucioneve shtetërore në shërbim të pushtetit dhe mungesën e barazisë para ligjit. Deri më tani, Policia Rrugore nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi këtë situatë.

Në vijim mesazhi i plotë i qytetares:

"Përshëndetje JOQ, militantët e PS që janë mbledhur para gjykatës për gjyqin e Erion Veliajt, kanë parkuar makinat e tyre në fillim të Bulevardit të Ri, në pjesën pranë Unazës. Makinat janë të parkuara nga të dyja anët e bulevardit dhe jo vetëm që asnjë polic rrugor nuk guxon t’i gjobisë, por madje ka edhe një makinë të Policisë Bashkiake që duket se i ruan. Nëse një qytetar i thjeshtë do të parkonte aty, gjoba do t’i vinte menjëherë, por për militantët kjo nuk ndodh. Nuk arrita dot të filmoj, pasi isha në timon, por makinat aty i keni, lehtësisht e verifikueshme. Faleminderit!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit