Pse nuk ka policë me skafandra, shkopa gome e gaz lotsjellës për të ruajtur rendin te gjyqi i Veliajt?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.02.2025, 19:06

Pamjet e mbrëmjes së sotme para GJKKO-së kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi qasjen e institucioneve të rendit në trajtimin e grupeve të ndryshme të qytetarëve. Ndërsa në raste të tjera policia ka ndërhyrë ashpër me skafandra, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit, sot, përpara Gjykatës së Posaçme, forcat e rendit qëndruan pasive ndaj dhjetëra mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilët ishin mbledhur për ta përkrahur.

Përse ky standard i dyfishtë? Kur qytetarë të tjerë protestojnë kundër qeverisë apo vendimeve të diskutueshme të institucioneve, përballen me një polici të armatosur deri në dhëmbë, e gatshme për të goditur. Por sot, nuk kishte asnjë rresht të blinduar policor, asnjë shkop gome të ngritur, asnjë bombol gazi lotsjellës të gatshme për përdorim. A është ky një sinjal se policia nuk trajton të gjithë qytetarët njësoj?

Në të kaluarën, protesta të opozitës dhe tubime qytetare për çështje sociale kanë parë një prani të madhe policore, shpeshherë të pajisur me mjete represive, duke mos kursyer dhunën mbi qytetarët. Por kur bëhet fjalë për mbështetës të pushtetit, situata është krejt ndryshe: tolerancë maksimale dhe trajtim i butë.

Nëse qëllimi i policisë është ruajtja e rendit publik, përse kjo qasje selektive? A është rendi i një grupi më i vlefshëm se ai i një tjetri? Këto janë pyetjet që sot kërkojnë një përgjigje nga institucionet përgjegjëse, të cilat duket se i zbatojnë rregullat sipas interesit politik të ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit