Një denoncim i ardhur në redaksinë tonë ngre shqetësime serioze mbi raste të paraportuara të meningjitit në shkollat jo publike "Migjeni" dhe "Ibrahim Kodra" në Durrës. Qytetari që na shkruan thotë se burimeve nga spitali rajonal i qytetit, disa nxënës dyshohet se janë prekur nga kjo sëmundje, ndërsa institucionet arsimore nuk kanë marrë masa dhe nuk kanë informuar prindërit.
Më shqetësuese është rasti i nipit të një mësuesi matematike në shkollën "Ibrahim Kodra", i cili raportohet se ndodhet në gjendje kome për shkak të meningjitit.
Një mjeke e spitalit rajonal ka këshilluar që fëmijët të mos dërgohen në shkollë, duke e konsideruar situatën të rrezikshme për shëndetin publik. Megjithatë, sipas denoncuesit, shkollat nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese dhe nuk kanë informuar komunitetin për rrezikun.
Papërgjegjshmëria në trajtimin e një çështjeje kaq serioze mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje,anonim ju lutem. Kam njohje nga spitali rajonal i durresiit dhe me kane njoftuar se ne shkollat jo publike migjeni dhe ibrahim kodra ne durres ka raste te pa raportuara me semundjen e meningjitit.Po ashtu edhe nipi i mesuesit te matematikes ne shkollen ibrahim kodra eshte ne gjendje kome nga kjo semundje.Shkollat nuk kane mare anje mase dhe i kane fshehur keto raste nga prinderit dhe nxenesit. kam komunikuar ne telefon me nje nga doktoreshat e spitalit dhe me ka thene qe mos ti cojme femijet ne shkolle ju lutem publikojeni si rast sepse eshte komplet papergjegjshmeri nga ana e shkollave mos ndoshta presin qe te humbi jeten ndonje nga nxenesit e shkolles qe ta kuptojne peshen e semundjes papergjegjshmeri totale”.