Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo. Sipas raportimeve të deritanishme, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë sqaruar.
Në vendin e aksidentit ndodhen forcat e policisë, ekipet e urgjencës dhe zjarrfikësit, të cilët po marrin masat e nevojshme dhe po ofrojnë ndihmë për të lënduarit.