Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.02.2025, 21:27

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në Carralevë, ku një person ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

“Sonte, më 13 shkurt 2025, rreth orës 18:25, policia në Ferizaj ka njoftuar Policinë e Rajonit të Prizrenit për një aksident trafiku në Carralevë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus. Menjëherë janë thirrur ekipet e nevojshme për të dalë në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar Bytyqi.

Sipas informacioneve nga patrulla policore e Trafikut Rajonal-Prizren, rreth orës 19:00 është konfirmuar se aksidenti ka përfunduar me fatalitet, duke i marrë jetën J. G., një 42-vjeçar nga Suhareka.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e nevojshme, përfshirë zyrtarë të Stacionit Policor të Suharekës dhe të Trafikut Rajonal-Prizren.

Për momentin, rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit