Sela: Ka tendencë që të futet një kaos në spektrin politik tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.02.2025, 15:51

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në një konferencë për shtyp konfirmoi se Gjykata Themelore në Tetovë për herë të dytë ia ka dhënë vulat atij.

“Jemi informuar sot në mëngjes nga avokati se Gjykata Themelore Tetovë ka marrë vendim që kemi fituar rastin me vulat e partisë”, tha Sela.

Sela tha se është një vendim i rëndësishëm dhe i drejtë, ndërsa ASH do të vazhdojë rrugëtimin e saj ashtu siç i takon.

Sela tha se Gjykata në Tetovë ka vepruar sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit.

“Gjykata në Tetovë ka vepruar sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit. Besoj shumë shpejtë ta fitojmë edhe në nivelin e dytë”, tha Sela.

Sela tha se ka një tendencë që të futet një kaos në spektrin politikë tek shqiptarët e Maqedonisë dhe ky kaos dihet me emra dhe mbiemra.

“Ka një tendencë që të futet një kaos në spektrin politikë tek shqiptarët e Maqedonisë dhe ky kaos dihet me emra dhe mbiemra. Tendenca është që shqiptarët të paraqiten sa më të dobëta”, tha Sela.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit