172 kilogramë kokainë me logon e “KF TIRANA” kapen në itali, 3 shqiptarë në pranga

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2025, 15:31

Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, një motër dhe vëlla 27 dhe 20 vjeç, si dhe një burrë 42 vjeç, të cilët u kapën me drogë pranë një zone industriale në Rubiera.

Të arrestuarit nuk kishin precedentë penalë dhe u ndaluan pas një operacioni të koordinuar nga Skuadrat e Komisariatit të Policisë së Bolonjës dhe Modenës.

Operacioni, që kishte si qëllim luftën kundër trafikut të drogës, çoi në sekuestrimin e 172 kilogramëve kokainë, me një vlerë ekonomike mbi 25 milionë euro. Hetimi, i bazuar në shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit midis autoriteteve policore italiane dhe shqiptare, mundësoi identifikimin e dy shtetasve shqiptarë që udhëtonin në një automjet dhe kishin për qëllim takimin me një korrier për të përfunduar një marrëveshje të madhe kokainë.

Automjeti i dyshuar u ndoq nga agjentët deri në provincën e Reggio Emilia, ku ata vunë re ardhjen e një kamioni. Drejtuesi i kamionit priti disa minuta dhe më pas iu dorëzoi dy vëllezërve një zarf të madh dhe të ngurtë. Hetuesit ndërhynë dhe gjatë kontrollit në çantë, gjetën 15 pako kokainë, me një peshë totale prej 16.3 kilogramësh. Një kontroll i mëtejshëm në kamion zbulojë 156 kilogramë kokainë të fshehura poshtë dërrasave të drurit dhe brenda vetë dërrasave të kamionit.

Ajo që bie në sy është se disa pako të kokainës kanë logot e klubit të futbollit të Tiranës. Pakot e tjera janë me logon e një buburreci si dhe me flamurin e Brazilit dhe të Portugalisë. Këto logo mund të jenë një sinjal apo shenjë për dërguesin apo edhe marrësin e lëndës narkotike.

Droga ishte ngarkuar në një port në Spanjë dhe kishte mbërritur në Itali me kamion. Tre shtetasit e arrestuar janë dërguar në burgun e Reggio Emilia, ndërsa hetimet vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit