“Kadastra me punonjës analfabetë”, qytetari: E treta herë që më japin dokumente me gabime

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2025, 14:44

Një qytetar ka denoncuar shërbimin e regjistrimit të pasurive në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Ai ka treguar për JOQ ALBANIA, se ka bërë tre aplikime, 2 në janar dhe 1 në shkurt, për të marrë një vertetim regjistrimi prone dhe çdo herë ka marrë dokumente me gabime, që nuk pranohen nga bankat.

Sipas qytetarit, këto gabime përfshijnë jo vetëm gabime drejtshkrimore, por edhe gabime tek kodet dhe numrat e identifikimit, që e bëjnë dokumentin të pavlefshëm. Ai shpreh dyshime se kjo mund të jetë bërë me qëllim, duke vënë në pikëpyetje përgjegjshmërinë e punonjësve të Kadastrës.

Për më tepër, qytetari thekson se, përkundër faktit që shërbimi është kaluar në platformën online, ai vazhdon të përballet me vështirësi dhe ka nevojë të ndjekë procedura të vazhdueshme për të marrë dokumentet e nevojshme.

Ai thotë se punonjësit e zyrave shtetërore janë analfabetë që nuk marrin mundimin të rr

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ Mbase pasi ta publikoni juve ndodh qe dhe te kthjellohen disi ato analfabetet funksional qe punojne ne zyrat shteterore. Ka 3 here qe bej aplikim te kadastra per 1 vertetim regjistrim prone dhe te 3 heret e leshojn dokument me gabime te cilin banka nuk e pranon. Se di nese me ndodh vetem mua kjo apo e kane metode pune kete lloj papergjegjshmerie. Jo vetem gabime drejtshkrimore, por edhe gabime tek kodet tek numrat e identifikimit. Mbase e bejne me qellim se nuk shpjegohet ndryshe. Po problemi esh kur e kane kthy online si sherbim pse duhet ti gjurmojm kemba kembes kshu

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit