Irini i çau ballin me kapëse letrash ekonomistit! Ilir Prodës “7-të”nga Balluku, e lë të lirë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.02.2025, 12:56

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spitalin Rajonal të Dibrës ditën e djeshme pasi drejtoresha e këtij institucioni, Irini Shehu, në një denoncim ekskluziv për JOQ u zbulua se ka sulmuar fizikisht ekonomistin e spitalit, Shaban Uklala, duke e goditur me kapëse letrash në ballë.

Burime nga stafi konfirmojnë për JOQ se ekonomisti ka përfunduar me plagë të qepura në ballë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se ekonomistit i është thënë se nuk do të ketë paga pa sjellë votat e diasporës.

Një burim nga spitali ka rrëfyer për JOQ Albania:

“Ekonomisti i spitalit ka shkuar në zyrën e Shehut për të pyetur se përse ende nuk janë shpërndarë pagat, kur jemi tashmë në mes të shkurtit. Në vend që të jepte sqarime, drejtoresha e ka ofenduar rëndë një ditë më parë dhe e ka goditur në ballë me një kapëse letrash. Ai ka plagë të qepura dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Situata ka dalë jashtë kontrollit, por policia nuk ka marrë asnjë masë.”

Pas dhunës së ushtruar, ekonomisti është drejtuar menjëherë në polici për të denoncuar ngjarjen, por sipas burimeve të sigurta për JOQ, autoritetet kanë refuzuar të regjistrojnë kallëzimin. Punonjësit denoncojnë se ajo ka lidhje të forta me zyrtaren e lartë qeveritare, Belinda Balluku.

Duke qenë se drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Prodës i shkon 7-të nga Belinda Balluku, psikopatja Irini endet e lirë me kapëse letrash në dorë gati për t’i çarë ballin kujtdo që nuk i siguron votat e Diasporës për Ballukun.

“Policia kriminalistike ka ardhur në spital, por askush nuk e di çfarë provash kanë marrë. Denoncimi nuk është pranuar, sepse Irini Shehu ka mbështetje të fortë politike nga Belinda Balluku. Kjo nuk është hera e parë që ajo keqtrajton punonjësit, por askush nuk guxon të flasë publikisht. Edhe tenderët e spitalit janë një çështje skandaloze, por askush nuk guxon të hetojë.

Thuhet se ekonomistit i është thënë se nuk do të ketë paga pa sjellë votat e diasporës. Është e qartë se po luhet një lojë e pistë me rrogat tona. Jemi familjarë, kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer, nuk mund të presim tekat e një drejtoreshe që mendon vetëm për interesat e saj.”

Ironikisht, Irini Shehu dikur ka kandiduar për deputete nën siglën e Partisë Demokratike, por sot mbrohet nga pushteti aktual. Kjo ka sjellë reagime të forta në Dibër, ku shumë qytetarë e shohin këtë si një shembull të pastër të hipokrizisë dhe korrupsionit politik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit