Skandal në Urgjencën e Lezhës! Pamje të frikshme

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.02.2025, 11:22

Gjendja e infrastrukturës në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës lë shumë për të dëshiruar, duke ngritur shqetësime serioze për higjienën dhe sigurinë e pacientëve.

Fotot skandaloze të dërguara nga pacientët në redaksinë e JOQ tregojnë përdorimin e tullave dhe gurëve për të mbështetur një pjesë të shtratit spitalor, ndërsa një kovë e verdhë ndodhet në afërsi të tij, duke ngritur dyshime për rrjedhje apo probleme të tjera strukturore.

Një tjetër detaj shqetësues është prania e leckave të lidhura rreth tubave, një praktikë që jo vetëm është joprofesionale, por edhe e rrezikshme për higjienën, duke krijuar kushte ideale për përhapjen e mikrobeve dhe infeksioneve.

Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në këtë institucion shëndetësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit