Gent Sula sponsor i politikanëve, strehonte Jorgo Goron e shëtiste me avion Veliajn

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.02.2025, 11:05

Duket se oligarku Gent Sula i Kodrës së Diellit dhe resorteve në Farkë ka patur të rrotulluar rreth gishtit qeveri e opozitë.

Sponsorit kryesor të PS iu emërua bashkëshortja Gentiana Sula, zv.ministre e Punës me propozim të Ilir Metës në kohën kur PS dhe LSI ishin në koalicion e në krye të kësaj ministrie ishte Veliaj, menjëherë pasi ky i fundit bleu një vilë nga Sula tek Kodra e Diellit.

Sula dukej se është sponsori i politikës shqiptare pasi merrte me avion privat Veliajn e politikanë të ndryshëm e kjo është arsyeja pse ha nga të gjitha anët.

Ky i fundit ka ankimuar në GJKKO sekuestron e një apartamenti pranë Gardës së Republikës në Tiranë, pasi iu bllokua në kuadër të hetimeve për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro pasi banesa i ishte dhuruar këtij të fundit dhe banonte aty.

Ai pretendon se apartamenti i sekuestruar me vendim gjykate është në pronësi të tij dhe jo të ish-kryebashkiakut Goro. Sipas avokatëve të tij, ai ia kishte lënë Goros në përdorim për shkak të miqësisë mes tyre.

Ndërkohë Goro është në burg pasi dorëzoi pranë autoriteteve dokumente të falsifikuara për të regjistruar një tokë bujqësore shtetërore në emër të Stavri Mëhillit, i cili aktualisht është në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçi, bashkëshortin e ministred Olta Xhaçka.

Në total, 10 mijë m² tokë e tjetërsuar në dy sipërfaqe të ndryshme është sekuestruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit