Data 12 sot, punonjësit e Spitalit Dibër dhe Bashkisë Bulqizë pa rroga: Çfarë të hamë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2025, 10:34

Punonjësit e Spitalit Rajonal Dibër dhe të Bashkisë Bulqizë po përballen me një problem serioz lidhur me vonesat e pagave.

Disa prej punonjësve kanë denoncuar publikisht vonesën e pagave për muajin janar, duke theksuar se sot data shënon 12 shkurt, por ata ende nuk kanë marrë ende rrogat e janarit, pavarësisht se janë familjarë e kanë angazhime e shpenzime për të bërë.

Një punonjës i spitalit të Dibrës thotë se drejtoresha Irini Shehu është kthyer në një "gogol" për vartësit e saj, pasi përveç dhunës fizike e psikologjike që ushtron ndaj tyre, nuk shpërndan kurrë rrogat në datën e tyre siç e cakton ligji për punonjësit e shtetit. Ata shprehen se kjo situatë ka krijuar vështirësi të mëdha pasi pagat e tyre nevojiten për të mbuluar nevojat e përditshme dhe të shlyejnë borxhet.

Po ashtu, i njëjti shqetësim, për vonesat e pagave është ngritur edhe në Bashkinë e Bulqizës. Punonjësit e bashkisë kanë kërkuar transparencë dhe veprim nga autoritetet për të siguruar që rrogat të paguhen në kohë pasi për shumë punonjës kjo pagë mujore është i vetmi burim të ardhurash.

Kjo situatë ka shkaktuar frustrim dhe pasiguri tek punonjësit që po kërkojnë një zgjidhje urgjente për këtë problem. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse dhe transparencë të plotë në procesin e pagesave.

Denoncimi nr.1:

O JOQ Albania!. Shume e sakte kjo qe nxorret per drejtoreshen Irini Shehu ama nxirre edhe njehere te lutem se e gjithe administrata e spitalit rajonal diber ska mar leket qe sot dt 12 e duhet ti mernim me datet 5!. Kjo nuk eshte hera e pare qe e ben, po ne 2 vite qe drejton kjo nuk dalin rrogat ne kohe!. Nuk di ca perfitimi ka ama e ben me vetedije! Mendonim qe erdhi nje drejtuese qytetare e doktoreshe, po kjo eshte bere gogoli doktoreve e infeemiereve por edhe punetoreve ne teresi!!. Nxire te lutem se njerezit kane kredi e datat 12 duhet te paguajne me shume ngaqe kalon datat!!.

Denoncimi nr.2:

Pershendetje! Nje pytje kam per Bashkine Bulqize – Kur do i nxjerrin rrogat? Vertet ndoshta ata e kalojne muajn pa problem si puna e e Erjon Velis . Po ne punojsit e thjesht qe presim te hame vetem nga rroga , kur do dale? . Po iken dhe gjysma e ketij muaji dhe akoma ska dal rroga e Janarit . Do ju lutem publikoheni Anonim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit