Ndërpritet numërimi i votave për kandidatët për deputetë, në ‘1 Tetori’

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.02.2025, 09:29

Në sallën “1 Teori”, në Qendrën Komunale të Numërimit, në Prishtinë, është ndërprerë numërimi i votave për deputetë në Kuvendin e Kosovës, si pasojë e problemeve me sistemin e procedimit.

Po ashtu, bëhet e ditur se ka ndodhur një incident, ku është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë, kur vëzhguesit janë përplasur për shpalljen ose jo të një vote të pavlefshme. Në vendngjarje doli edhe prokurori i rastit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në orët e pasdites, ka filluar me procesin e numërimit të votave të subjekteve politike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencë për medie, tha se në qendrat komunale të numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit