“Militantë dhe punonjës” të Erion Veliaj janë grumbulluar para ambienteve të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) në Tiranë, ku po mbahet sot seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Disa prej tyre e kanë cilësuar Veliajn si një njeri me vlera dhe kanë shprehur bindje se akuzat nuk kanë asnjë bazë pasi se mbështesin punën që kryebashkiaku ka bërë për qytetin.
“Erion Veliaj është njeri me shumë vlera. Ai e ka hallall. Çdo gjë që ka bërë e ka bërë drejtë. Arrestimi i tij ëhstë i padrejtë për mua. Duhet të lihet i lirë e të bëjë punën që ka nisur. Jemi organizuar vetë. Ne do vijmë sa herë të jetë në këtë sallë”.
“Duam lirimin e lali Erit të gjykohet me prova. Ai nuk e ka vendin aty, e ka vendin në shërbim të popullit, si ka qenë 12 vite”.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se punonjesit e Policisë Bashkiake, por jo vetëm, kanë hequr sot uniformat e punës dhe kanë dalë për të protestuar për kryetarin e tyre.