Mexhiti: Vendimi i qeverisë për shkarkimin e Koçevskit erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme ligjore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.02.2025, 08:49

Zv. kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se vendimi i qeverisë për të nisur procedurën për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Koçevski ka ardhur si rezultat i shkeljeve të vazhdueshme ligjore nga ana e tij.

Mexhiti në “Alsat” theksoi tri elemente kyçe që kanë përcaktuar këtë vendim.

“Së pari, ky veprim është në përputhje me frymën e faktorit ndërkombëtar dhe partnerit strategjik, duke synuar ndërhyrjen aty ku ka shkelje. Së dyti, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor është në nivelin më të ulët që nga vitet ’90 dhe pothuajse nuk ekziston më. Së treti, kryeprokurori Kocevski ka vijuar me shkelje ligjore të njëpasnjëshme, duke krijuar një situatë që e bënte të pashmangshme kërkesën për shkarkimin e tij”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti foli edhe për zgjedhjet lokale ku tha se listat e hapura duhet të jenë parimi kryesor jo vetëm për zgjedhjet lokale, por edhe për ato parlamentare.

Ai theksoi se ky model do të siguronte përfaqësim më të drejtë dhe më të afërt me vullnetin e qytetarëve.

Mexhiti tha se koalicioni VLEN do të mbetet unik dhe i bashkuar edhe në zgjedhjet lokale, duke garuar me lista dhe kandidatë të përbashkët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit