Ditën e sotme, në orën 8:30, Gjykata e Posaçme do të mbajë seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Ata akuzohen për korrupsion në bashkëpunim dhe pastrim parash.
Por duke qenë se Veliaj e ka deklaruar veten të pafajshëm, ai ka mbledhur punonjësit e tij për të protestuar sot para GJKKO-së.
JOQ ALBANIA ka mësuar se Policët Bashkiakë, por jo vetëm, kanë hequr sot uniformat e tyre të punës dhe kanë dalë për të protestuar për kryetarin. Para ambienteve të gjykatês janë mbledhur “dhjetëra” qytetarë që kundërshtojnë arrestimin e kryebashkiakut Veliaj.