Dom Gjergj Meta: “Bullizmi problem madhor dhe emergjencë serioze”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.02.2025, 22:02

Dom Gjergj Meta ka reaguar pas vetëvrasjes së 15-vjeçares nga Gjirokastra, që dyshohet se u shty nga përballjet e vazhdueshme me bullizmin dhe keqtrajtimin në shkollë.

“Ngushëllime familjarëve të kësaj vajze. Ky po që është një problem madhor dhe emergjencë serioze. Fatmirësisht, jo të gjithë ata që bullizohen ndërmarrin një akt kaq të skajshëm, por janë të shumtë ata që vazhdojnë të vuajnë nga bullizimi, duke marrë plagë që i ndjekin gjatë gjithë jetës,” tha Meta.

Ai bëri thirrje për ndërhyrje të shpejtë dhe serioze për të adresuar bullizmin, duke e konsideruar atë një çështje që shqetëson thellësisht shoqërinë dhe kërkon veprime konkrete për të parandaluar tragedi të tilla në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit