“E bullizuan dje dhe e qanë sot”, stafi i shkollës shpreh dhimbjen për 15-vjeçaren që u vetëvar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.02.2025, 21:12

Lidhur me ngjarjen e trishtë në Gjirokastër, ku u vetëvar një 15-vjeçare si pasojë e bullizmit në shkollë, ka reaguar edhe stafi i gjimnazit "Siri Shapllo", ku shprehin ngushëllimet e tyre lidhur me ngjarjen.

Një shkrim hipokrit, ku përshkruhet vështirësia për të përtypur lajmin dhe dhimbja e thellë që një shpirt aq i pastër, sa Irsa (që keqtrajtohej çdo ditë prej mësuesve dhe bullizohej nga bashkëmoshatarët), ishte larguar. Ky “ngushëllim” nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për të larë duart nga faji.

Ky nuk është një rast i veçantë, por një pasqyrim i një sistemi arsimor të dështuar. Shkollat, që duhet të jenë vende të sigurta, shpesh injorojnë bullizmin dhe padrejtësitë, duke i lënë fëmijët të vuajnë. Edhe sa raste të tjera si Irsa do të kemi derisa shteti ynë të bindet se ky problem ka nevojë për zgjidhje urgjente?

Mesazhi i qytetarit:

"Një vajzë e re humbi jetën për shkak të bullizmit dhe keqtrajtimit që pësoi në shkollë, si nga nxënësit, ashtu edhe nga mësuesit. E tallnin për varfërinë, e trajtonin me përçmim dhe në vend që shkolla të ndërhynte për ta mbrojtur, e la të vuante e vetme, derisa ajo nuk e përballoi më. Sot, të njëjtët njerëz që e neglizhuan dhe e lanë të vuante, kanë dalë me një mesazh të ftohtë ngushëllimi, sikur të mos ishin ata që i shtynë drejt këtij fundi tragjik.

Por fjala “ngushëllim” nuk ka kuptim kur vjen nga ata që mbajnë përgjegjësi për atë që ndodhi. Ky nuk është një rast i izoluar, nuk është hera e parë që një viktimë e bullizmit dhe padrejtësive të një sistemi arsimor të kalbur mbetet pa zë dhe pa ndihmë. Sa të tjerë do të duhet të vuajnë e të pësojnë të njëjtin fat që të kuptohet se ka një problem të madh që duhet zgjidhur? Fjalët e tyre sot nuk vlejnë. Ajo nuk është më këtu për t’i dëgjuar. Ajo duhej të ishte mbrojtur kur kishte nevojë, jo të kujtohej tani që është vonë. Drejtësi për të!", shkroi qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit