Një i ri raportohet se është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në një atentat në hyrje të qytetit të Lezhës.
Viktima ka marrë dy plumba në zonën e gjoksit dhe si rrjedhojë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia tha më pas në një deklaratë se viktima është 'jashtë rrezikut për jetën'.
Fillimisht i plagosuri është paraqitur i plagosur në spitalin e Lezhës, por më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes.
Informacionet janë ende të pakta për ngjarjen e disa minutave më parë por policia tha në një deklaratë:
“Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”