Kongresmenia republikane akuzon për përdhunim ish-të fejuarin e të tjerë gjatë fjalimit në sallë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.02.2025, 17:30

Kongresmenia republikane nga Karolina e Veriut Nancy Mace akuzoi sot katër burra, përfshi dhe ish-të fejuarin e saj, për përdhunim, abuzim fizik e psikologjik, në një fjalim një orësh në sallën e Kongresit të SHBA.

Mace gjithashtu shfaqi foto të atyre që akuzonte si abuzues dhe përshkroi sesi në nëntor 2023, kishte zbuluar “disa nga krimet më të rënda ndaj grave si “foto pa miratim apo video të vajzave nën moshë”.

Mace bëri komentet e saj kur shumica e sallës ishin larguar dhe në audiencë ishin vetëm tre kongresmenë republikanë, nëna e saj dhe disa mbështetës në audiencë.

Mace ka qenë një kundërshtare e zëshme e burrave dhe grave transgjinore dhe ka sulmuar shpesh verbalisht transgjinoren e parë në Kongresin e SHBA Sarah McBride, që mori postin në nëntor.

Ajo tha mes të tjerash se ish-i fejuari i saj Patrick Bryant, “e kishte sulmuar fizikisht në fund të lidhjes së tyre, e kishte filmuar të zhveshur pa miratimin e saj dhe se në celular mbante pamje dhune ndaj grave.”

Ndërsa Bryant mohonte akuzat në një deklaratë për rrjetin Associated Press. “I mohoj të gjitha akuzat dhe jam gati të bashkëpunoj me këdo për të pastruar emrin tim”, tha ai.

Mace gjithashtu akuzonte prokurorin Alan Wilson, se nuk kishte ndjekur penalisht të akuzuarit pas prezantimit të provave.

Edhe ky i mohonte akuzat duke i quajtur në një deklaratë “kategorikisht të rreme” dhe “të motivuara politikisht”.

Ironikisht si prokurori Wilson dhe Mace besohet se do të kandidojnë për guvernator të Kalifornisë në 2026.

Ndërsa komentet e Mace në sallën e Kongresit mbrohet nga ajo që njihet si “klauzola e debatit”, e cila çuditërisht mbron ligjbërësit nga paditë për komente të bëra gjatë debateve legjislative.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit