105 krokodilë arratisen nga ferma e zvarranikëve në Indonezi pas reshjeve

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.02.2025, 16:36

Autoritetet në Indonezi kanë bërë thirrje për mbylljen e një ferme krokodilësh në ishullin Batam pas arratisjes së 105 zvarranikëve nga impjanti muajin që shkoi.

Largimi kafshëve shkaktoi shqetësime për sulme të mundshme ndaj rezidentëve vendas dhe turistëve, teksa autoritetet u vunë në vigjilencë edhe në vendet fqinje si Singapori.

Deputeti Iman Sutiawan tha për rrjetin vendas ‘The Jakarta Post’ se kërkonte mbylljen e fermës prej rrezikut ndaj publikut, edhe pse shumica e krokodulëve ishin kapur dhe rikthyer në impjant.

"Drejtuesit thonë se vetëm një nga krokodilët mbetet në arrati, por unë sinqerisht nuk e besoj. Duam që kompania të vazhdojë kërkimet për kapjen e kafshëve të mbetura dhe të verifikohet numri i zvarranikëve të kapur dhe të arratisur”, shtoi ai.

Incidenti kishte ndodhur muajin e kaluar kur krokodilët u larguan në masë pas reshjeve të dendura që kishin shkaktuar shembje të disa gardheve ndarëse rreth pellgjeve të tyre të shumimit.

Sipas raportimeve, deri në 800 krokodilë të ujërave të kripur gjendeshin në fermë në kohën e arratisjes.

Këto impjante përdoren për rritjen e zvarranikëve, për t’i vrarë më pas për lëkurën e tyre që përdoret në mallra lëkure si çanta, portofolë dhe rripa.

Kryebashkiaku i Batam, Muhammad Rudi tha ishte krijuar një grup me oficerë policie, të marinës dhe peshkatarë lokalë për kapjen e krokodilëve të larguar, më të mëdhenjtë e të cilëve arrijnë peshën 1 ton, shkruan The Independent.

Impjantet përdoren për rritjen e zvarranikëve, për t’i vrarë më pas për lëkurën e tyre që përdoret në mallra lëkure si çanta, portofolë dhe rripa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit