Arrest shtëpiak për ministrin në largim Fikrim Damka

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.02.2025, 19:51

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim për caktimin e 30 ditëve arrest shtëpiak për ministrin në largim të Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, Fikrim Damka dhe të afërmit të tij, Fuad Damkës.

Që të dy dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulm dhe kanosje”.

“Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit. Nëse të pandehurit e shkelin masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës”.

“Kjo masë do të mbikëqyret nga Stacioni Policor në Prizren, të cilët edhe pa kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm të masës”thuhet tutje.

Ndryshe Prokuroria sot kishte kërkuar caktimin e masës ndaj të dyshuarve kurse për rastin u raportua dje.

Sipas raportimeve të para ministri në largim Damka dhe familjari i tij kishin sulmuar një grua dhe një burrë, kundërkandidatë gjatë ditës së zgjedhjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit