Ndërron jetë një i burgosur në Burgun e Kumanovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.02.2025, 19:53

Një 45-vjeçar nga Gjevgjelia, i dënuar me burg, ka ndërruar jetë në burgun e Kumanovës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.

“Sot në ora 00:30 në SPB Kumanovë është njoftuar se i dënuari I.P (45) nga Gjevgjelia ka ndërruar jetë në Burgun e K’shanjës. Një mjek i urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion, shtojnë nga SPB Kumanovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit