Mashtruan gjyshin dhe i vodhën para, dy vëllezërit kërcënojnë me kallash xhaxhain dhe babain

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.02.2025, 15:27

Një 19-vjeçar është arrestuar në Krujë pasi bashkë me vëllain 17-vjeçar, të shpallur në kërkim, kanë kanosur për të vrarë xhaxhanë e tyre.

Sherri mes dy vëllezërve dhe xhaxhait te tyre ka nisur disa ditë më parë. Fatbardh Mali dhe vëllai i tij kanë marrë disa herë shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimit nga gjyshi i tyre duke pretenduar se kanë probleme me disa persona të tjerë. Kur xhaxhai e ka marrë vesh këtë mashtrim ka kryer kallëzim ndaj nipave më komisariatin e Krujës.

Pasi janë thirrur në polici dy vëllezërit nuk janë paraqitur por kanë marrë një kallashnikov dhe i kanë shkuar në banesë xhaxhait te tyre duke e kërcënuar se do ta vrisnin nëse nuk do të tërhiqte kallëzimin ndaj tyre dhe në momentin që babai ka ndërhyrë ata e kanë kërcënuar se do ta vrasin.

Kur policia ka shkuar në vendngjarje ka gjetur kallashnikovin që dyshohet se është përdorur për kanosjen. Fatbardh Mali është arrestuar pranë banesës së familjes Mali në Bubq, ndërkohë që vëllai i tij nuk është gjetur aty kur ka shkuar policia.

Policia po heton dy të rinjtë edhe për ngjarje te tjera pasi ka dyshime se janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ndërkohë vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit