Çim Fusha, Gent Sula, Mir Bektashi/ OLIGARKËT me MILIARDA u lanë të lirë për fushatë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.02.2025, 14:48

Praktika ligjore që supozohet të ndiqet në raste korrupsioni me fondet publike është burgosja e titullarit dhe përfituesit.

Mund të synosh që me ndihmën e Ramës të krijosh perceptimin e supermenit tek populli pas arrestimit të Veliajt por kur bie fjala për oligarkë të majmë si Shkëlqim Fusha, Gentjan Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi e Sokol Kryeziu, mendon që para ka fushatë e rrezikon të përballesh me zemërimin e liderit suprem kështu që firmos detyrim paraqitje.

54 MILIARD LEKË është vlera e tenderave për ish-rë preferuarin e Veliajt Shkëlqim Fushën me FUSHA SHPK nga Bashkia Tiranë si operator i vetëm pa përfshirë bashkimet me kompani të tjera.

4.6 MILIARD LEKË Sokol Kryeziut për kompaninë e tij GERARD-A si operator të vetëm.

1.2 MILIARD LEKË është vlera për kompaninë AGI KONS të Gentjan Sulës si operator i vetëm në garë. Sula njihet si oligark qeveritar më shumë se lokal pasi të gjitha përfitimet e kompanive të tij i ka nga institucionet qeveritare.

Oligarkët përkthehen në thasë me para në periudhë zgjedhore, pasi si alokues të parave publike, hapin thesin jo vetëm për votat e partisë, por sigurojnë një bazë të sigurt votuesit ndër ata që kanë nën vete.

Oligarkët u lanë të lirë me masën “detyrim paraqitje” pavarësisht se dyshoheshin për korrupsion aktiv.

Qëllimisht naiv deri në kufinjtë e qesharakes nga prokuroria që paguhet me taksat tona dyshimi për përvetësimin e miliarda lekëve nga oligarkët, pasi të gjitha vjedhjet e tyre me titullarët e institucioneve shtetërore janë zbardhur nga JOQ me mijëra herë dhe janë lehtësisht të aksesueshme.

Veliaj, që u shit nga partia si e keqja më e madhe momentalisht u burgos teksa financuesit e miliardave të taksave të popullit u lanë të lirë për të vazhduar misionin e shenjtë të vjedhjes me Veliajn e radhës në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit