Indeksi rajonal i korrupsionit tregon Shqipërinë ‘në rënie’ edhe pse skandalet dhe arrestimet e zyrtarëve shtohen

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.02.2025, 13:30

Raporti i fundit për perceptimin e korrupsionin nga grupi “Transparency International” ka paraqitur analizën e tij vendeve të rajonit duke theksuar ‘përmirësim të lehtë’ për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria sipas “Transparency International” ka shënuar përmirësim të luftës ndaj korrupsionit me 5 pikë gjatë vitit të kaluar, duke u renditur në vendin e 80-të.

Por lajmi duket ironik pasi vjen një ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit për korrupsion, dhe një serie zyrtarësh të tjerë të ndaluar për abuzime të ndryshme me detyrën.

Kosova për vitin 2024 është renditur e 73-ta në ranglistën botërore ndërsa mes vendeve të rajonit ajo renditet pas Malit të Zi por ka lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Mali i Zi nuk ka ndryshuar renditje dhe vlerësim si gjatë vitit 2023. Ky shtet është renditur në vendin e 65-të, nga 180 gjithsej me 46 pikë.

Serbia, gjatë vitit 2024, nuk shënoi përparim. Sipas organizatës, ajo renditet e 105-ta me 35 pikë, një pikë më pak se në 2023, ku kishte 36 pikë.

“Transparency International” ka vlerësuar Danimarkën me më së shumti pikë, gjithsej 90 pikë. Ky shtet ka zënë vendin e parë. Në vendin e dytë, Finlanda me 88 pikë dhe më pas renditet Singapori me 84 pikë.

Rajoni i Europës Juglindore ku bën pjesë Ballkani, dhe ai i Azisë Qendrore është me mesataren më të ulët në botë, kryesisht për shkak të problemeve të theksuara me sundimin e ligjit, autokracinë në rritje, cenimin e mediave të lira dhe institucionet e dobëta demokratike.

Renditja rajonale:

Mali i Zi 46 pikë – vendi 65

Kosova 44 pikë – vendi 73

Shqipëria 42 pikë – vendi 80

Maqedonia e Veriut 40 pikë – vendi 88

Serbia 35 pikë – vendi 105

Bosnjë e Hercegovina 33 pikë – vendi 114.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit