Meningjiti po bën namin në Durrës, prindërit: Disa fëmijë të prekur, asnjë masë e marrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.02.2025, 13:16

Pas vdekjes së 17-vjeçares Noela Caka, në Durrës meningjiti po bën namin.

JOQ ALBANIA ka mësuar se një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningjit gjatë fundjavës që kaloi. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore.

Por jo vetëm kaq, pasi prindër të nxënësve të shkollave 9-vjeçare në Durrës kanë ngritur alarmin për përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundje. Një prind ka treguar për JOQ ALBANIA se në shkollën ku studion fëmija i tij, dy nxënës të klasës së 5 dhe 8 janë prekur nga meningjiti dhe njëri prej tyre ndodhet në terapi intensive.

Sipas tyre e gjithë shkolla dhe nxënësit e tjerë janë të rrezikuar nga kjo sëmundje ngjitëse, por drejtuesit nuk marrin asnjë masë dhe as nuk tregojnë sa e rëndë është situata. Ata kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga autoritetet dhe ISHP-ja, pasi jeta e nxënësve është në rrezik.

Noela Caka, nxënëse e gjimnazit “Leonik Tomeo” shfaqi shenja të kësaj sëmundje pas një ekskursioni të kryer në Voskopojë. Ajo u dërgua në spitalin e Durrësit, por për shkak të gjendjes së rënduar ajo u transferua në Tiranë ku dhe humbi jetën. Në atë kohë, ekspertët e Instituti të Shëndetit Publik thanë se kanë marrë masat për izolimin e këtij rasti duke eliminuar përhapjen e mëtejshme të tij. Por virozat e ditëve të fundit nxjerrin në pah, një realitet krejt ndryshe.

Meningjiti është një infeksion i rrallë që prek membranat delikate – të quajtura meningje – që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Meningjiti mund të shkaktojë helmim të gjakut i cili është kërcënues për jetën (septikemi) dhe të rezultojë në dëmtim të përhershëm të trurit ose nervave.

Meningjiti mund të prekë këdo, por është më e zakonshme tek foshnjat, fëmijët e vegjël, adoleshentët si dhe të rriturit. Meningjiti mund të jetë shumë serioz nëse nuk trajtohet shpejt. Disa nga simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me ato të një gripi normal, por që rëndohen për një kohë shumë të shkurtër.

Denoncimi nr 1:

Pershendetje Ju lutem na duhet ndihma juaj me patjeter per nje shkolle ne durres ku disa femije jane te prekur me milingjit semundje ngjitse, nje femij i klases se 5 e nje femij i klases se 8 ka dhe femije te tjere qe nuk i bejn me dije dhe shkolla nuk ka mare asnje mase per dizfektimin e shkolles dhe asnje lajmerim per prindrit sa e rende eshte situata. Ju lutem beni dicka nje lajmerim po rrezikojme jeten e femijeve, jane shumr femijr te prekur e me informacionin qe kam di qe nje vajze ka nderruar jete e asnje nuk flet as shkolla as drejtoresha drejtori i shkolles ju lutem publikoheni behet fjale per jete femijesh

Denoncimi nr 2:

Pershendetje ju lutem anonim se nuk du te demtoj femijen tim jo se me plas shum.. Ne shkollen Kushtrimi Liris ne Durres ka ren Menengjit tek femijet dhe me sa dim jan infektuar 2 femij per momentin njeri eshte ne terapi intensive..dhe shkolla pervec se ka mjekuar mesuesit nuk ka mar anje mas tjeter dhe vazhdon mesimin duke na rrezikuar femije e familjet FALEMINDERIT NESE E PUBLIKONI ANONIM PREJ FEMIJES JU LUTEM

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit