Policia në Austri ka lëshuar një urdhër arresti evropian për një grua që njihet si “shaman” ose parashikuese e shëruese alternative, që sipas tyre ka mashtruar viktimat duke përfituar shuma të mëdha parash.
Zyrtarët thanë se kanë zbuluar bizhuteri, flori dhe shuma të mëdha parash gjatë bastisjes së shtëpisë së gruas në qytezën Mödling, pranë Vienës.
E dyshuara 44-vjeçare e identifikuar vetëm si Mariana M, njihej gjithashtu në profesionin e saj si Amela dhe shëronte pacientët me mënyra të ndaluara nga stabilimenti aktual mjekësor ose shkencor dhe kjo nxiti ndjekjen nga policia ndërkombëtare.
I biri 29 vjeçar i shërueses është arrestuar dhe mbahet në qytezën e Wiener Neustadt.
Policia thotë se Mariana M ka zhvatur pacientët e saj në Austri, Gjermani e Zvicër.
Në një prej akuzave, policia thotë se Mariana M i tha një prej viktimave se "një person i afërm i saj kishte një mallkim” dhe kishte parashikuar vdekjen e saj. Prandaj për të thyer mallkimin kishte kërkuar mijëra euro për ‘rituale spastrimi’.
Përfaqësuesi i policisë vendase Franz Popp, tha: "Në këtë bot ku shumë njerëz kërkojnë përgjigje për pyetje të rëndësishme të jetës, ka abuzues që pretendojnë se zotërojnë fuqi mbinatyrore. Ato shfrytëzojnë trazirat emocionale e financiare të klientëve të tyre që u kërkojnë ndihmë ose mbështetje”.