Pse mbahet mbyllur parku i ri i lojrave në Berat? Qytetarët duhet të kapërcejnë hekurat për ta vizituar

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.02.2025, 12:14

Në redaksinë e JOQ erdhi sot shqetësimi i banorëve të Beratit që ankohen se nuk mund të përdorim këndin e ri të lojrave, pasi për arsye të paditura mbahet ende mbyllur nga bashkia.

Parku i ri i lojrave në Berat është reklamuar disa herë nga kryeministri socialist Rama si një “projekt nga Fondi Kombëtar i Zhvillimit”, por mbyllja e tij ngre dyshime të forta që zyrtarët tentojnë ta shfrytëzojnë si promocion elektoral dhe të presin afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të muajit maj për ta hapur.

Megjithëse parku zë të gjithë hapësirën e sheshit qendror dhe punimet kanë përfunduar prej javësh, portat e tij mbahen të mbyllura dhe të rinj e të rritur duhet të kapërcejnë hekurat për të përdorur ambjentet sportive të qytetit të tyre.

Situata e pazakontë me motive të dyshimta, është kthyer në një shqetësim për vendasit që kërkojnë hapjen e portave të parkut dhe ndalimin e lojës elektorale të zyrtarëve bashkiakë, që i mohojnë komunitetit ambjentet e qytetit të tij me justifikime të padenja.

Denoncimi:

"Pershendetje...ju lutem...postoje ..KY ESHTE KENDI I LIJRAVE PER FEMIJE EDHE TE RITUR NE QYTETIN E BERATIT KU AKTUALISH KA MBARUAR SE BERI MBI 70%>>DHE SIC E SHIKONI .FEMIJET..NENAT..BABALLARET ..GJYSHRIT DHE GJYSHET..KAPERCEJNE HEKURAT PER TU KENAQUR TE PAKTEN NE FUNDJAVE..JU LUTEMI PUSHTETIT VENDOR HAPINI DYERT PARA SE KY KEND LOJRASH TE PRISHET NGA KUSHTET KLIMATERIKE. Thone qe nuk ka përfunduar 100% dhe prandaj nuk e hapin dyert"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit