Gjuetia e paligjshme është një fenomen që nuk zhduket lehtë në vendin tonë, por përkundrazi shtohet duke i bërë karshi shtetit.
Që prej 2014-ës, kur moratoriumi hyri në fuqi, rastet e gjuetisë së paligjshme janë shtuar me ritme të shpejta, edhe pse ligjërisht duhet të ndodhë e kundërta.
Edhe pse gjuetia e paligjshme e shpendëve dhe kafshëve të egra ndalohet me ligj në Shqipëri, qytetarët e Vlorës nuk i tremben 'ligjit' për kollaj. Në këtë qytet, gjuetarët vijojnë aktivititetin e tyre edhe pse kafshët e shpendët që vrasin janë të ndaluara me ligj. Madje për t'i bërë karshi shtetit me "punën" që bëjnë, postojnë gjithçka edhe në rrjetet sociale.
Qytetarët janë tepër të shqetësuar nga ky fenonmen, pasi autoritetet s'hapin gojën për parandalimin e saj dhe kafshët e egra po vriten për qëllime financiare. Ata thonë se derrat e egër dhe shkurtëza po vriten nga këta 'gjuetarë', me qëllim shitjen e mishit të tyre në treg.
Ata i bëjnë thirrje autoriteteve që të reagojnë sa më parë dhe kjo masakër të marrë fund.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ doja te beja nje denoncim, se mesa di un gjuetia eshte e mbyllur por kta po vrasin pa kriter plus qe tallen dhe me shtetin. Kjo eshte masaker gjynaf vrasie per tregeti mishi, tek ky grupi perdit publikohen gjuetia qe bejne dhe krenohen per masakren qe bejne