Në një denoncim shqetësues të ardhur në redaksinë e JOQ tregohen puseta të hapura, të fshehura në mes të rrugës automobilistike në Divjakë, që duket se shërbejnë si gracka për dëme të rënda të automjeteve apo dhe banorëve të zonës.
Qytetari raportues me të drejtë përmend dëme apo tragjedi që mund të ndodhin nga një gropë e tillë në rrugë, në një kohë kur autoritetet mbledhin taksat e majme të automjeteve dhe rrugëve, që supozohet të jenë të sigurta e pa puseta të hapura.
Kjo neglizhencë mund t’i kushtojë shtrenjt shëndetit apo automjetive të qytetarëve prandaj komuniteti kërkon që zyrtarët e zgjedhur të marrin përgjegjësitë e tyre.
Denoncimi:
“A mban pergjegjesi dikush nese nje motorr , makine ose qofte larg nje femije apo i moshuar bie mbrenda ne kete pusete pa kapak !?
A ka nje te zot kjo rruge qe paguhet per mirembajtjen e saj , kur do vije ajo dite qe dhe ne te jemi si gjithe bota , ku puna te behet sic duhet pa patur nevojen me u ankuar neper portale jo shteterore .
Nese nuk eshte mundesia me vendos nje kapak , te pakten nje sinjalizim qe te tregoje rrezikun qe has rruga”