UP-ja hap afatin për regjistrimin e semestrit dhe përzgjedhjen e lëndëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.02.2025, 15:22

Universiteti i Prishtinës (UP) ka njoftuar se është hapur afati për regjistrimin e semestrit dhe përzgjedhjen e lëndëve. Në njoftimin e UP-së bëhet e ditur se afati është nga sot data 10 shkurt, deri me 28 shkurt.

Njoftimi i plotë i UP-së:

I nderuar/a student/e,

Ju njoftojmë se është hapur afati për regjistrimin e semestrit për Semestrin Veror 2025. Të gjithë studentët duhet të kryejnë regjistrimin brenda afatit të përcaktuar dhe më pas të bëjnë përzgjedhjen e lëndëve përmes sistemit.

Afati për regjistrim: 10 shkurt 2025 – 28 shkurt 2025 Përzgjedhja e lëndëve: Pas regjistrimit, përzgjidhni lëndët përkatëse në sistemin tonë online: https://sems.uni-pr.edu

Ju lutemi që të respektoni afatet e përcaktuara për të shmangur vonesat apo problemet me regjistrimin dhe vijueshmërinë në mësim.

Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni shërbimin për studentë nëpër njësitë akademike.

Suksese dhe një semestër të mbarë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit