A po falimenton Abc News? Punonjësit pa sigurime që prej qershorit 2023, tatimet në gjumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2025, 10:28

Pak muaj më parë, Edi Rama u shpreh se sigurimet shoqërore nga të cilët buron fondi i pensioneve janë detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral dhe u bëri thirrje bizneseve që të deklarojnë rrogat e plota të punonjësve dhe rrjedhimisht edhe sigurimet e tyre.

Por një punonjës, i televizionit AbcNews, në pronësi të sipërmarrësit nga Kosova, Shkëlqim Devolli, është pa sigurime shoqërore që prej një viti e gjysmë. Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se ky televizion mediatik nuk ka paguar sigurimet shoqërore të punonjësve që prej qershorit 2023 edhe pse rroga iu kalon rregullisht çdo muaj.

Sipas punonjësve, vlera e sigurimeve shoqërore të papaguara arrin mbi 500 mijë euro dhe kjo ngre pyetje mbi gjendjen financiare të stacionit dhe mundësitë e tij për të përmbushur detyrimet ndaj të punësuarve pasi ata janë të shqetësuar gjithashtu se kjo situatë mund të jetë e qëllimshme dhe e paracaktuar.

Pronari në letra i Abc News, është Esat Bojku, një personazh i besuar i Shkëlqim Devollit. Esat Bojku zotëron në letra 100% të kapitalit të shoqërisë “Media Holding” shpk, e cila zotëron 100% të kapitalit të “A.B.C. Management” shpk, e cila është pronare e kompanisë “ABC News”, televizionit Abc News. Në 5 tetor 2022, Esat Bojku ka themeluar kompaninë Media Holding me kapital 1 milionë lekë, ndërsa me 19 tetor 2022 ka blerë për 2.7 milionë euro kompaninë Media A.B.C. Holding, e cila kontrollonte nga Holanda televizionin Abc News.

Në media, televizioni Abc News akuzohet se është kthyer në një nga lavatriçet mediatike më të frikshme të pastrimit të parave, pasi miliona para derdhen nga oligarkët e Tiranës dhe Prishtinës për kronika të qëllimshme dhe blerja e kompanisë Media A.B.C Holding për 2.7 milionë euro brenda dy javëve nga themelimi i Media Holding, i shton edhe më tepër pikëpyetjet mbi burimin e të ardhurave dhe gjendjen financiare të këtij televizioni që është në gatishmëri të qeverisë dhe oligarkëve të saj, që shesin dhe blejnë pronësinë e televizionit sipas interesave të tyre.

Por, nëse në librat financiarë Abc News qarkullon miliona nëpër duar, para punonjësve shfaqet si me një këmbë në varr dhe e paaftë për t'ju paguar sigurimet shoqërore. Punonjësit e stresuar dhe shqetësuar, kërkojnë sa më parë një zgjidhje edhe nëse kjo është shpallja e falimentit ose shkrirja e kompanisë, që dyshohet se mund të ndodhë pas zgjedhjeve.

Ata raportojnë se kjo situatë është duke krijuar pasiguri dhe shqetësim për të ardhmen e tyre pasi mungesa e reagimit nga ana e drejtuesve të stacionit dhe institucioneve përkatëse, siç janë tatimet, e bën edhe më shqetësuese situatën.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje. Kisha nje shqetesim per te ndare me ju, por sigurisht pa emer sepse sigurisht do largohem nga puna. Prej 1 viti e gjysem, AbcNews nuk paguan sigurimet e punonjesve dhe pse ne banke na vjen rroga. Habia me e madhe eshte si ka mundesi qe e tolerojne tatimet dicka te tille nderkohe qe qeveria thote se sigurimet jane jetime per te mbajtur reformen e pensioneve, por akoma me frike se cfare do te ndodhe me ne.

Flitet qe ka probleme financiare dhe po e vuajne edhe punonjesit nje situate te tille, por asnje nuk flet sepse drejtori i tv do ta largoje menjehere ate qe do te flase. Te mos paguash sigurime 1 vit e gjysem per qindra punonjes e te mos kete asnje reagim nga drejtoria e tatimeve kur flitet per mbi 500 mij euro te papaguara. Mund te konfirmomi edhe vete kete gje nese keni ndonje mik atje, por une po e perjetoj si shqetesim sepse kur na kerkohet dokumenti i pageses se sigurimeve, atehere ne terhiqemi nga kerkesat tona ne institucione te ndryshme.

Bejeni publike se ishalla i japin drejtim, ose ta mbyllin ose te shpallin falimentin (edhe pse mendoj se do ta bejne pas zgjedhjeve) ose ta shesin pronaret ekzistues. Faleminderit e albania me nxori vetem tetor, nentor dhjetor duket aty ku thuhet paguar: Jo ato duhej te ishin paguar brenda dates 20 janar po mundohem ti gjej per periudhe me te gjste kjo tregon kohen kur ka filluar mos pagesa sepse nuk eshte deklaruar paga

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit