WizzAir shtyn me 5 orë fluturimin drejt Milanos, shqiptarët: U lodhëm, nuk dimë as arsyen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.02.2025, 09:53

Torturat e WizzAir nuk kanë fund për shqiptarët.

Ditën e sotme, pasagjerët që duhet të udhëtonin për në Milano kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Tiranës, pasi kjo linjë ajrore ka shtyrë fluturimin pa asnjë lloj shpjegimi.

Fluturimi nga Tirana që ishte planifikuar për në orën 07:10 është shtyrë në fillim për në orën 08:10 dhe më pas në orën 12:25.

Pasagjerët e prekur nga kjo situatë janë të indinjuar pasi askush nuk u jep informacion se çfarë ka ndodhur me fluturimin e tyre, edhe pse shumë po humbasin ditën dhe aktivitetet që kanë në Milano sot. Ata thonë se në aeroport janë mbi 200 persona, shumë familje me fëmijë e të moshuar, që kanë filluar të shfaqin shenja lodhje që tani.

Kjo ngjarje vjen pas një serie problemesh të ngjashme me këtë linjë ajrore që kanë ndodhur në të kaluarën, duke ngritur pyetje për menaxhimin dhe komunikimin e WizzAir me pasagjerët e saj, veçanërisht ata që udhëtojnë nga Shqipëria dhe anasjelltas. Pasagjerët shpresojnë për një shpjegim të qartë dhe kompensim për shqetësimet e shkaktuara.

Denoncimi nr 1:

Pershendetje, do e denonconi kete kompanine Wizz Air. Po ndodh tani jam ne Rinas, e kisha per t'u nisur ne shtate e dhjete e kane shtyre per ne 12 e 25, 5 ore do te rrime ketu tani.

Denoncimi nr.2:

Pershenetje, Wizz air nisja nga 7.10 tani e shtyne ne 12.25. Publikojeni ju lutem jan mbi 200 veta se jane vonuar shume familjar. Nisja duhet te ishte ne oren 7:10 Na e cuan ne 8:10 dhe tani ne 12:25 dhe skemi gje te sigurt jane familjaret me femij te rraskapitur. Sna japin arsye vetem po presim por sdo te jete e sigurt

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit