Policia në kërkim të një personi në Fushë Kosovë, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.02.2025, 09:07

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën zjarrvënie.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personit të dyshuar. Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar që është identifikuar: Florent Bunjaku, kërkohet për përfshirje veprën zjarrvënie”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose info@kosovopolice.com.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit