‘E ke bërë Tiranën më të bukur se kurrë, o çun flori’, Çiljeta-Veliajt: Ke Zotin me vete, jemi me ty!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.02.2025, 00:13

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot u arrestua nga SPAK për korrupsion dhe përfshirje në skema ryshfeti, duket se vazhdon të gëzojë mbështetjen e pakursyer të disa personazheve publikë.

Një prej tyre është këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila, duke komentuar në postimin e tij në Instagram, tregoi hapur mbështetjen për “vizionin” dhe “zemrën e madhe” të Veliajt.

Në komentin e saj, ajo shkruan:

"Ti je i fortë, je çun flori, je zemërmirë që s’ke lënë artist pa mbështetur pa bërë dallime partie, ti je i butë, je njeri që i je gjendur pranë çdo njeriu në vështirësi, ti je një djalë punëtor me vizion që e bën këtë Tiranën tonë më të bukur se kurrë 💪. Të drejtët gjithmonë dalin me dritë sepse kanë Zotin me vete. Jemi me ty 💪."

Në mes të gjithë këtij korrupsioni, Çiljeta, si gjithmonë besnike, na sjell pak humor me sigurinë e saj se Zoti “i mban të drejtët me vete.” Megjithatë, një pyetje mbetet pa përgjigje: Kur të gjithë këta "të drejtë" dalin me dritë, a ka më dritë për qytetarët e thjeshtë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit