Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.02.2025, 23:34
Një kursant i Akademisë së Sigurisë ka dërguar një denoncim në redaksinë e JOQ Albania, duke shprehur shqetësimin për kushtet e papranueshme me të cilat po përballen ata që ndjekin këtë kurs.
Sipas tij, kursantët janë të detyruar të qëndrojnë nga 6 persona në një dhomë konvikti, ndërkohë që banjot janë në gjendje katastrofike. Ai thekson se uniformat janë të papërshtatshme për kursantët dhe madje u është ndaluar edhe rregullimi i tyre në rrobaqepësi.
Për shkak të mungesës së hapësirave, rreth 100 kursantë nuk kanë mundur ende të fillojnë trajnimin. Gjithashtu, ngrohja mungon plotësisht dhe ndalohet edhe përdorimi i reflektorëve. Kursanti ngre edhe shqetësimin për faktin se Kavalishenca e Durrësit, e cila është pronë e Ministrisë së Brendshme, është kthyer në pronë private, ndërsa ata detyrohen të jetojnë në kushte të mjerueshme.
Denoncimi i plotë:
Mirmbrëma JOQ! Jam një kursant në Akademinë e Sigurisë. Dua të ndaj një shqetësim: Me datën 23 janar 2025 nisi Akademia e Sigurisë. Kur erdhëm këtu në Akademi u përballëm me akomodim që nuk ma kishte marrë mendja kurrë që ekzistonin kushte të tilla. Na kanë akomoduar nga 6 persona në një dhomë në konvikte, plus që banjot janë katastrofë. Uniformat, një pjesë prej nesh mund të hyjmë 3 kursantë në një uniformë sepse janë shumë të mëdha. Nuk na lejojnë as t'i rregullojmë vetë në rrobaqepësi sepse nuk lejohet, thonë. Për shkak se konviktet qenkan katastrofë, janë rreth 100 e ca kursantë që nuk e kanë filluar kursin ende se nuk kanë vende në konvikte. Si është e mundur që Kavalishenca e Durrësit të kthehet në pronë private, ndërsa ne kursantët e policisë të qëndrojmë si kope nga 6 kursantë në dhomë? Ndërkohë gjoja Kavalishenca e Durrësit është pronë e Ministrisë së Brendshme. Atëherë pse ne duhet të qëndrojmë si kope nga 6 kursantë në një dhomë? Plus, siç e përmenda më lart, banjot janë katastrofë, dhe ngrohja të paktën me reflektorë nuk na lejohet! Ta dija do punoja gjithë jetën kamarier e këtu të mos vija! Faleminderit po e postuat.”
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR