Një ngjarje e rëndë ka ndoidhur në Igumenicë të Greqisë, ku një 63-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë.
Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Tafil Tushaj nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, i cili është gjetur i varur në një pemë në një zonë pyjore pranë shkollës së Igumenicës nga dy motoristë të cilët po lëviznin rastësisht aty.
Policia dhe mjekët mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht shqiptari ishte pa shenja jete.
Ai ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij që prej mëngjesit të së dielës.
Sipas hetimeve paraprake, kemi të bë bëjmë me një rast vetëvrasjese.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 63-vjeçarin shqiptar të ndërmarrë aktin ekstrem, ndërkohë që Policia e Igumenicës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.