“Duhet të merren masa”, mjekët te Pediatria e Tiranës i bëjnë serumin fëmijës në korridor

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.02.2025, 21:14

Në redaksinë tonë ka mbërritur një mesazh denoncues lidhur me kushtet në Pediatrinë e Tiranës.

Një prind u shpreh se mjekët ia bënë serumin fëmijës në korridor. Për më tepër, sjellja e mjekëve ka qenë e papërfillshme dhe e tmerrshme, duke shtuar shqetësimin dhe stresin e familjes.

Ky denoncim është një apel për autoritetet për të ndërhyrë dhe për të marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve dhe sjelljes së stafit mjekësor. Prindërit kërkojnë një shërbim të sigurt dhe profesional për fëmijët e tyre.

"Doja të bëja një denoncim për pediatrin e Tiranës. Ishim me fëmijë të vogël dhe po i bënin serum në korridor. Sjellja e mjekëve ishte e tmerrshme. Ju lutem shumë që të merren masa, pasi nuk dimë ku të drejtohemi në raste të tilla."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit