Në spitalin e Mamurrasit nuk ka as aparat tensioni, qytetarët të pashpresë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.02.2025, 20:44

Në spitalet e Mamurrasit, kushtet janë alarmante dhe dëshmojnë një realitet të hidhur për pacientët.

Një qytetar ka denoncuar përmes një mesazhi gjendjen e mjerueshme të institucioneve shëndetësore në këtë qytet, ku mungojnë edhe aparatet e tensionit.

"Spitalet e Mamurrasit në gjendje të mjerueshme, o vlla. S'kanë as aparat tensioni, me pas robi një hall", shkruan qytetari.

Në fotografitë e bashkangjitura duken muret me myk dhe lagështirë, një mjedis i rrezikshëm për pacientët. Gjithashtu, mungesa e aparatit të tensionit, një detyrim minimal për çdo spital, tregon nevojën urgjente për investime dhe përmirësime në këtë sektor.

Në këto kushte, qytetarët kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga autoritetet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit