Sot, një grup qytetarësh u mblodhën pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën "Mine Peza" në Tiranë, ku mbahet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij dhe festuan me muzikë popullore dhe birra.
Në sfond, dëgjohej kënga "Ra faja prej fikut", një referencë ndaj deklaratës së mëparshme të Veliajt se ai kishte shitur fiq në të kaluarën.
Arrestimi i Veliajt u krye me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), nën akuzat për korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Pas arrestimit, ai u dërgua në Bllokun e Sigurisë në rrugën "Mine Peza".