Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.02.2025, 18:59
Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar nga SPAK nën akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Në të njëjtën operacion, është arrestuar edhe biznesmeni Elman Abule, i cili akuzohet për "pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale" në bashkëpunim.

Pak para arrestimit të Abules, është publikuar një foto ku duket duke ecur me nxitim në Tiranë, në shoqërinë e Fatos Malajt, vëllait të kryebashkiakut të Burrelit, Agron Malaj. Sipas burimeve, kjo foto është shkrepur vetëm disa minuta para ndalimit të Abules nga autoritetet.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR