‘Do të blejmë Kaliforninë nga SHBA’, thonë danezët pas deklaratave të Trump për Groenlandën

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 10.02.2025, 18:08

Një grup qytetarësh danezë kanë nisur një iniciativë për të blerë shtetin e Kalifornisë nga SHBA, ‘për ta kthyer në një territor danez’, në një reagim ironik ndaj pretendimeve të dy ditëve më parë të presidentit Donald Trump që shprehu dëshirën të blinte Groenlandën, territori arktik gjysmë autonom i Danimarkës.

Fushata zbavitëse qytetare e quajtur “Denmarkification” tenton ironikisht të mbledhë 1 trilionë dollarë nga donacionet për të blerë Shtetin e Artë, që sipas tyre të ndryshohet duke instaluar atje vlerat kulturore daneze.

Ndërsa slogani i tyre “Ta bëjmë Kaliforninë përsëri të madhe” është gjithashtu një sfidë ndaj frazës së njohur të Trump, “Make America Great Again” (Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe).

Kjo sipas organizatorëve mund të jetë e mundur pasi Trump, “ka provuar urrejtjen e tij për Kaliforninë”.

“Po të flasim ndershmërisht — Trump duhet që nuk e pëlqen shumë Kaliforninë, ai e ka quajtur atë ‘shteti më i shkatërruar’, dhe ka sfiduar prej vitesh liderët e saj. Kështu që jemi të sigurtë që ai do të pranojë ta shesë atë për çmimin e duhur”, thuhet në faqen e internetit të grupimit”.

Trump bënte pretendimet e tij për Groenlandën duke vlerësuar vendndodhjen dhe pasuritë e saj minerare, edhe pse shumë nuk e morën seriozisht komentin.

Rrjeti britanik Daily Mail shkruante sot se fushata e mbledhjes së fondeve “Ndihmo Danimarkën të blejë Kaliforninë”, është krijuar nga Xavier Dutoit dhe ka mbledhur deri tani 200,000 firma.

Trump bënte pretendimet e tij për Groenlandën duke vlerësuar vendndodhjen dhe pasuritë e saj minerare, edhe pse shumë nuk e morën seriozisht komentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit