17-vjeçarja vret veten në Gjirokastër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.02.2025, 17:57

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Gjirokastrës pasditen e sotme, ku një vajzë 17-vjeçare është dërguar pa shenja jete në spital.

Bëhet fjalë për qytetaren me inicialet E. M., banuese në Gjirokastër. Dyshohet se 17-vjeçarja është vetëvarur në banesë.

Familjarët e saj, të tronditur nga situata, kanë kërkuar menjëherë ndihmën e mjekëve të urgjencës, por fatkeqësisht nuk ka qenë e mundur shpëtimi i saj.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar shkaqet që e shtynë adoleshenten drejt këtij akti ekstrem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit