Në kuadër të dosjes së Erion Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka arrestuar edhe biznesmenit shqiptaro-belg Elman Abule, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Elam Abule dhe bashkëshortja e tij Marisa Nito, kanë dëshmuar edhe në SPAK për çështjen në fjalë.
Elman Abule dhe Marisa Nito, miq të afërt të familjes Veliaj, dyshohen për përfshirje në transaksione të dyshimta financiare që lidhen me llogaritë bankare të Ajola Xoxës.
Abule është gjithashtu nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për një skemë pastrimi parash, ku përfshihen edhe bashkëshortja e tij, Kristian Boçi dhe Vladimir Avrami. Fillimisht, u sekuestruan 50 milionë euro pasuri të investuara në ndërtim, por më pas Apeli vendosi t’ua rikthente të akuzuarve.